Feronikeli do të përballet me ‘The New Saints’ nga Uellsi nëse kalon raundin parakualifikues për Ligën e Kampionëve.
Shorti i hedhur sot ka caktuar që nëse Feronikeli kalon raundin parakualifikues në fund të qershorit ndaj ‘Lincoln Red Imps’ nga Gjibraltari dhe ‘Tre Penne’ i San Marinos e ‘Santa Coloma’s së Andorrës, në korrik do të përballet me skuadrën uelsiane në kuadër të raundit të parë kualifikues.
Ndeshjet e para zhvillohen më 9/10 korrik dhe ato të kthimit më 16/17 korrik.
Në këtë raund marrin pjesë edhe Shkëndija e Tetovës që do të përballet me ‘Nomme Kaljun’ e Estonisë dhe Partizani i Shqipërisë me Qarabagun e Azerbajxhanit. /©Kabllogrami/