Ngadalë por sigurtë: Kosova ngjitet tri pozita në renditjen e re të FIFA-s

FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtareve të futbollit për muajin prill, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje.

FIFA që është shtëpia më e madhe e futbollit në botë, sot (e enjte) ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas rezultateve në ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Në këtë renditje përfaqësuesja e Kosovës pas barazimeve me Danimarkën dhe Bullgarinë ka pasur ngritje në renditjen e FIFA-s, transmeton Kabllogrami.

Tani Kosova ka renditjen më të mirë në histori, pasi zë vendin e 127-të, ndërsa në publikimin e fundit ishte në pozitën e 130-të.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë edhe përkundër fitores ndaj Andorrës, ka pësuar rënie shkaku i humbjes si vendas nga Turqia.

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë, ku nga vendi i 60-të ka rënë në vendin e 61-të.

Dhjetë pozitat e para kanë mbetur me kombëtaret e njëjta, por me disa ndryshime të vogla.

Belgjika mbetet e para e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Kroacia, Uruguai, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment