Tani edhe zyrtarisht – këtë të dielë Ursula von der Leyen ka filluar punën si shefe e Komisionit të Bashkimit Evropian. Ish-ministrja gjermane nuk do ta ketë fare lehtë. Në Bruksel u organizua një ceremoni për fillimin e mandatit. Megjithatë atje nuk ka kohë për festime të shumta, sepse sfidat janë tepër të mëdha. Edhe pritjet nga Komisioni janë të mëdha.
Kryekomisionerja Ursula von der Leyen është dashur të fillojë këtë punë me 1 nëntor, por fillimi është shtyrë për shkak të mos votimit të Komisionit të saj në Parlamentin Evropian. Ursula von der Leyen ishte e gatshme edhe para një muaji, por jo edhe Komisionet e saj. Nominimet u bënë me vonesë, sepse disa prej tyre u refuzuan nga PE. Por Komisioni tani është plotësuar.
Mbrojtja e klimës
Evropa duhet të shndërrohet në një kontinent neutral për klimën deri në vitin 2050. Deri në vitin 2030 duhet të zvoglohet për 55 % lirimi i gazrave të dëmshme. Deri tani synimi ishte 40%. Por von der Leyen nuk do të fusë tatime të veöanta për klimën. Me qëllim që firmat nga vendet e treta të mos dëmtojnë tepër mjedisin, parashikohet të futet edhe një tatim për CO2.
Migracioni
Numri i nëpunësve që do të angazhohen për mbrojtjen e kufijëve të jashtëm të BE do të rritet më shpejtë se sa që ishte planifikuar më parë. Frontexi do të ketë deri në vitin 2024 deri në 10.000 pjesëtarë. Në planet e deritanishme thuhej se kjo shifer do të arrihet deri në vitin 2027. Von der Leyen planifikon edhe një refromë për azilin në BE. Ajo parashikon një shpërndarje të re të obligimeve për migrantët. Duhet të gjendet edhe një “përgjigje e përhershme”, për shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar në Mesdhe.
Evropa sociale
Von der Leyen synon një projekt më të suksesshëm për punësimin e të rinjve. Ndërkohë që synon edhe një “rrogë të pranueshme minimale” dhe një siguri për të punësuarit. Kjo do të ndihmonte vendet anëtare në kohën e krizës.
Tregtia e jashtme
Von der Leyen synon që në ödo marrëveshje për BE-në të shënohen edhe obligimet dhe “standardet më të larta” për klimën, mbrojtjen e punëtorëve, luftën kudër punës së fëmijëve… Ajo pretendon të krijojë edhe një autoritet të posaöëm për realizimin e këtyre qëllimeëve.
Brexiti
Marrëveshja me Londrën për Brexitin është për von der Leyenin “zgjidhja më e mirë e mundshme”. Dalja që është shtyrë tre herë, parashiohet të realizohen në fund ta janarit. Por kjo mund të jetë një faktor rreziku për sigurinë, për shkak se kjo mund të dëmtojë edhe punën e Komisionit.
Politika e Jashtme dhe e mbrojtjes
Ish-ministrja e Mbrojtjes kërkon një politikë më të qëndrueshme të jashtme dhe të sigurisë, e cila do të bazohej tek vendimet e shumicës së vendeve anëtare. BE duhet të ketë më shumë të drejta dhe aftësi në sektorin e mbrojtjes. Ajo duhet të mbështetet më shumë “tek muskujt e vet”. Von der Leyen nuk synon krijimin e një “ushtrie evropane” por “ushtrie të evropianëve”, duke shtuar se vendimet për ndërhyrje të rrezikshme duhet të mbeten tek vendet anëtare.
Pjesëmarrja e qytetarëve në reforma
Von der Leyen do që në vitin 2020 të fillojë një dialog të madh me shtetasit e vendeve anëtare, për reformën e BE. Këto “konferenca për Evropën” do të zgjasin dy vite.
BE- Parlamenti Evropian
Vetëm Komisioni ka pasur deri tani të drejtën për iniciativa ligjore. Von der Leyen mendon se edhe këtu duhet të bëçhen ndryshime./DW/
©Kabllogrami