Nga 1 janari Franca merr presidencën e BE-së – Cilat do të jenë prioritetet gjatë presidencës gjashtëmujore?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron paraqeti synimet dhe prioritetet e presidencës gjashtëmujore franceze të Bashkimit Europian, e cila nisi më 1 janar 2022.

Objektivat franceze janë në veçanti të “forcojë sovranitetin evropian”, veçanërisht përmes autonomisë ushtarake, të reformojë marrëveshjet e Shengenit, të avancojë “paketën e klimës” me taksimin e karbonit dhe të rindërtojë “një traktat paqeje dhe miqësie me Afrikën “nën patronazhin e BE-së, transmeton portali Kabllogrami.

Kjo presidencë e radhës e Këshillit të BE-së, e cila mbledh së bashku 27 vendet anëtare, por nuk qeveris Komisionin, do t’i lejojë Francës të moderojë debatet dhe të parashtrojë prioritetet e saj.

Presidenca franceze e BE-së do të zhvillohet në mes të “krizës së shëndetit dhe klimës”, “pabarazive në rritje globale”, por edhe përballë “tensioneve në rritje” në kufirin lindor të BE-së. Derisa, disa analistë të proceseve në BE e shohin presidencën franceze si mundësi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Se a patën të drejtë në prognozat e tyre mbetet të shihet pas gjashtë muajve. ©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment