Temperaturat e ulëta do të jenë edhe nesër në Kosovë, që shkojnë deri në minus nëntë gradë Celsius, njofton Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës /IHMK/, transmeton Kabllogrami.
“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thotë IHMK-ja përmes një komunikate për media.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s, thuhet në fund të njoftimit të IHMK-së. /©Kabllogrami/