Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë një seancë e jashtëzakonshme. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, duke krijuar shpenzime enorme të buxhetit të shtetit.
Një seancë e tillë ishte thirrur të mbahet edhe para një jave, mirëpo ishte shtyrë pasi që propozuesi i kësaj çështje, Driton Selmanaj kishte pohuar se një pjesë e madhe e deputetëve do të jenë pjesëmarrës në manifestimin e Epopesë së UÇK-së dhe do të mungonin në seancë.
Seanca është paraparë të fillojë nga ora 10:00. /©Kabllogrami/