Këngëtarja Dua Lipa ka postuar në profilin e saj me mbi 30 milionë ndjekës në Instagram një fotografi të nënës së saj ku shihet e veshur në veshje tradicionale shqiptare, foto kjo e vitit 1997.
Ajo ka përzgjedhur disa fotografi të vjetra të Anesës dhe famljes së saj, kur Dua ishte shumë e vogël, për ta uruar nënën për ditëlindje.
Dua e quan nënën “mbretëreshë e jetës sime”, ndërsa më pas në urim thotë se ajo është personi numër një për të, përgjithmonë dhe se e do më shumë se që mund ta shprehin fjalët.
Anesa dhe Dukagjin Lipa janë prindër të tre fëmijëve, Duas, Rinës dhe Gjinit, derisa nëna e Dua Lipës e cila po feston sot ditëlindjen duhet të ndihet si një mbretëreshë e vërtetë për shkak të familjes së mrekullueshme që ka. /©Kabllogrami/