Në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, 64% e të anketuarve në Serbi konsiderojnë se ky problem duhet të zgjidhet pavarësisht nëse këtë e kërkon ose jo Bashkimi Europian.
Kështu ka thënë sot ministrja e Integrimeve Europiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, shkruan e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, përcjell koha.net. Kjo e dhënë doli në bazë të një hulumtimi gjashtëmujorë të kësaj ministrie, siç ka thënë ajo, të kryer sipas standardeve të Eurobarometrit. /©Kabllogrami/