Në rrugën ‘Xhavit Ahmeti’ në kryeqytet një llavë me rreth 20 qen endacakë e kishin sulmuar brutalisht Skender Nimanin, i cili siç shprehet, për një moment e kishte menduar edhe dorëzimin dhe se jeta e tij po merrte fund.
Lëndime të shumta trupore nga kafshimi i qenve endacakë, ka marrë Skënder Nimani. Secili nga qytetarët jo vetëm në Prishtinë, mund ta ketë fatin e Skender Nimanit, i cili, mëngjesin e 10 janarit, ka luftuar me vdekjen, me hiç më pak se 20 qenë në rrugën “ Xhavit Ahmeti” të kryeqytetit.
Nimani ka treguar për sulmin e përjetuar. Sipas tij, ka qenë çështje minutash rezistenca e tij, sepse dikur ka menduar të dorëzohet, por kishte marrë ndihmë nga një kalimtar i rastit, raporton televizioni KTV.
Përkundër se i kishte kjo fatkeqësi e rëndë dhe e papritur, Skender Nimani thotë që nuk është trajtuar mirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga mjekët dhe stafi mjekësor që ishin në orar të punës.
E, për trajtimin e qenve endacakë në Prishtinë dhe rrezikun që u kanoset qytetarëve nga ta, Shpend Ahmetit duket se nuk i bëhet vonë, për më tepër, pasi që tash po merret me “çështje madhore”. /©Kabllogrami/