Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e rradhës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e pensioneve, raporton televizioni KTV.
Në sqarimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se pensionet bazike do të rriten për 20 për qind, kontributdhënëse për 15 për qind dhe pensionet e parakohshme për Trepçën në vlerë 20 për qind.
Pensionet me rritje do të merren retroaktivisht nga janari 2019. /©Kabllogrami/