Në ‘Camp Nou’, Barcelona – Real pa fitues, vendoset në Madrid

Barcelona dhe Real Madrid kanë luajtur barazim 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në ‘Camp Nou’.

Katalanët këtë ndeshje e nisën pa Lionel Messin, të cilin trajneri Ernesto Valverde e la në bankinë, për ta inkuadruar në pjesën e dytë.

Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për mysafirët nga Madridi, që kaluan në epërsi 0-1 me golin e shënuar nga Lucas Vasquez, i cili pranoi një asistim nga Karim Benzema.

Vazhdimi i ndeshjes i takoi Barcelonës, që përveç dominimit kishte edhe rastet më të mira të shënimit. Goli për Barcelonën erdhi në minutën e 57’, kur braziliani Malcom shënoi për 1:1.

Në minutën e 63’ në lojë u inkuadrua edhe Lionel Messi, por prezenca e tij në fushë nuk solli ndryshim rezultati, duke bërë që ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit të përfundoi 1:1.

Ndeshja e kthimit në Madrid në stadiumin e Realit ‘Santiago Bernabeu’ luhet pas tre jave. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment