Në Beograd protesta masive kundër dhunës politike tё pushtetit Vuçiq – Daçiq

Disa mijëra qytetarë serb morën pjesë në një marsh të quajtur ‘Jo më këmisha të përgjakura’, në Beograd, duke protestuar kundёr dhunës në politikë, qё e kanё imponuar koalicioni nё pushtet Vuçiq – Daçiq, qё po e mban Serbinё si nё diktaturё, njejtё si nё kohёn e Millosheviqit, raporton Kabllogrami

Kjo pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.

Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Protestuesit mbajnë një shenjë që thotë: “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu.” Këngëtarja popullore serbe Svetlana Raznatoviç Ceca, e veja e kriminelit serb Arkan, mbajti sot një koncert në Mitrovicën e Veriut të Kosovës, ku ca dhjetëra njerëz tё ‘Listёs Serbe’ e dirigjuar direkt nga Beogradi zyrtar, organizuan një protestë kundër rritjes së taksave prej 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment