Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar sot në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Meta u shpreh se ky vlerësim për ish-presidentin Kroat vjen për përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për të mbrojtur tё drejtat legjitime tё shqiptarëve në Ballkan, transmeton Kabllogrami
Në fjalën e tij, Mesiç, është shprehur hapur kundër idesë Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë. E provoi edhe Millosheviqi por nuk ia doli, pёrveç faktit se ka la mbi 100 mijë të vrarё.
Ish-presidenti i Kroacisë, Stepjan Mesiç theksoi pas marrjes së çmimit se dekorata e marrë është një vlerësim për punën si dhe një shtysë për të vijuar përpara në të njëjtin mision. Mesiç e cilësoi idenë e ndryshimit të kufijve Serbi-Kosovë si të gabuar dhe e vendosi theksin tek drejtimi për në Bashkimin Evropian.
“Sot e pranoj këtë dekoratë për atë që kam bërë, por edhe për atë që më duhet të bëjë. Siç e dini edhe ju, unë kam qenë për 10 vite në krye të Kroacisë. Kam punuar dhe bashkëpunuar me Shqipërinë si dhe pёr të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Si president jam angazhuar për të drejtat dhe të padrejtat që iu janë bërё atyre (shqiptarёve) në Jugosllavi. Në krye të Serbisë ka qenë Millosheviç, i cili nuk ka pranuar federatën dhe konfederatën. Ai ishte mbështetës i Serbisë së Madhe të Pastër”.
Milloshevici ka qenë kundër çdo marrëveshje, ai ka qenë nismëtar i luftërave dhe zgjerimin e kufijve. Ai nuk ka fituar asnjë centimetër kufij, por ka lёnё mbi 100 mijë të vdekur. Ne tani kemi një absurd, shumë flasin që Milloshevici ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. Një politikë e gabuar. Kjo është njësoj sikur të themi se Hitleri në Gjermani ka patur ide të mira, por nuk i ka realizuar. E rëndësishme është që Europa të bashkohet së bashku me vendet e Europës Juglindore”, ka thënë Stepjan Mesiç, ish-presidenti i Kroacisë. /©kabllogrami/