Ndër temat e diskutimit në Bundestag edhe Kosova

Dje me datë 13 Maj, 2020 në mbledhjen e rregulltë të punës Bundestagu gjerman përveç çështjeve të ndryshme debatoi edhe për Kosovën. Ne fokus të këtij debati ishte zgjatja e misionit të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it, ku deputetët gjermanë do të vendosin me shumicë votash zgjatjen  apo jo të angazhimit të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë.

Poashtu, në kuadër të diskutimit është cekë nevoja për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë në kuadër të përpjekjeve për normalizim të situatës politike dhe asaj ekonomike në Ballkanin përëndimor. Ata kundërshtuan fuqishëm idenë e ndryshimit të kufijve ekzistues meqë kjo zgjidhje sipas tyre destabilizon regjionin dhe mund të sjell pasoja afatgjate në të ardhmën e këtij regjioni i cili ende ka plagë nga luftërat e fundit në ish-Jugosllavi.

Më i zëshë kundër idesë së ndryshimit të kufijve ishte ministri i jashtëm, Heiko Maas i cili ndër të tjera tha se “Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një gjoja-përparim, nëse do të quhej përparim, duke pasur parasysh gjendjen e atjeshme. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet komplekse dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë qorre.”

Të vetmit pro ndarjes dhe këmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë janë Anton Friesen, nga AfD-ja partia e djathtë populliste dhe ajo e majtë ekstreme e përfaqësuar nga Alexander Neu i cili u drejtua me këto fjalë në fjalimin e tij “Kush është kundër? Qeveria gjermane! Sepse këmbimi i territoreve mund të sjellë destabilizime në Evropën Juglindore”, tha Neu, duke e quajtur Kosovën për këtë shkak “një koloni gjermane”.

Sipas ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë Heiko Maas, aktualisht veprojnë në Kosovë 70 ushtarë të Bundeswehrit ndërsa ka shprehur gatishmërinë e shtetit Gjerman që të ndihmoj edhe me 400 ushtarë shtesë në periudhën e ardhshme.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment