Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet e luajtura sot në NBA, duke nisur nga humbja e Torontos, ekipit që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit. Skuadra kanadeze u mund 95-86 nga Denver, ndeshje ku loja e të dyja skuadrave ishte me luhatje. Jokic me 26 pikë bëri diferencën në fushë për Denver, ndërsa 29 pikët e 14 rebound të Leonard për Toronton mbetën për statistikë.
Humbet edhe skuadra e Lakers, që u mund 128-110 nga Washington, takim që u dominua nga basketbollistët vendës dhe e merituan fitoren. Wall me 40 pikë e 14 asist ishte lider në fushë për Washington, ndërsa LeBron e mbylli me 13 pikë, duke mos qenë në një mbrëmje të mirë.
Jashtë fushe fiton Miami, që mposhti 102-96 New Orleans, sfidë ku miqtë patën gjithnjë diktatin e lojës nën kontroll. Davis, me 27 pikë e 12 rebound ishte më i miri për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Miami u dalluan Richardson me 22 pikë e Wade me 19.
Pa probleme fiton Philadelphia, që mundi 128-105 nënkampionët e Cleveland, sfidë e vendosur në pjesën e dytë në favor të miqve (Embiid 24 pikë e Simmons 22). Fiton edhe Sacramento, që mundi 120-113 Dallas falë 56 pikëve të dyshes Hield-Fox, ndërsa Indiana triumfoi 110-99 ndaj New York, takim ku diferencën në fushë e bënë Oladipo me 26 pikë e Turner me 24. /telesport/
NBA – Rezultatet e sotme
Brooklyn – Atlanta, 144-127
Cleveland – Philadelphia, 105-128
Indiana – New York, 110-99
Washington – Lakers, 128-110
Dallas – Sacramento, 113-120
New Orleans – Miami, 96-102
Denver – Toronto, 95-86
/©Kabllogrami/