Natasha Kandic e gjen fajtorin për vendosjen e taksës nga Kosova: Ёshtë Ivica Dacici

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandic ka thumbuar duke ironizuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic.

Kandic përmes profilit të saj zyrtar në Twitter, është shprehur se sa po i kushtojnë udhëtimet Dacicit për të bindur shtetet e vogla për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kandic ka shkruar:

“Ministri i Punëve të Jashtme është “më meritori” për futjen e taksës mbi mallrat nga Serbia. Ai është ende i angazhuar për të bindur shtetet e vogla për të anuluar vendimet për njohjen e Kosovës. Sa kushton udhëtimi i tij?”,  ka shkruar Kandic në fund të postimit të saj. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment