Në Prekaz të Skenderajt ka filluar manifestimi “Nata e Zjarreve”.
Dhjetëra djem të veshur me uniforma të UÇK-së kanë bartur në dorë flakadanët që simbolizojnë fillimin e “Natës së Zjarreve”.
Ata pas ndezjes së flakadanëve kanë nderuar të rënët e Jasharajve në Prekaz dhe tek kulla e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ky manifestim zhvillohet në ditën e tretë me radhë (dita e fundit) e shënimit të përvitshëm të “Epopesë së UÇK-së” që fillon më 5 mars, pikërisht ditën kur ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë e ushtrisë së okupatorit serb, dhe zgjat deri në natën e 7 marsit që shënohet me “Natën e Zjarreve” për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të familjes së Jasharajve që shënon momentin vendimtar historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë sot. /©Kabllogrami/