Nafta tepёr e shtrenjtë në Kosovë, a pajtohet me kёtё ministri Endrit Shala? 

Një litër naftë në Kosovë, tani ka arritur vlerën 1 euro e 21 centë, ndërsa ajo e benzinës kushton një cent më shumë. Derisa nё Maqedoninё fqinje njё litёr naftё e kualitetit tё lartё shitet pёr 61 denarё maqedon, qё nё valutёn euro i bie diku 0.99 cent pёr litёr, raporton Kabllogrami

Qytetarёt kanё shumё ankesa pёr kёto çmime tё fryra tё karburanteve. Por ndryshe nga qytetarët mendon Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Sipas tij, qytetaret e Kosovës  po shërbehen me çmimet me të lira në rajon.

Berjani, thotë se në kohën e fundit, ka pasur një rënie të lehtë tek çmimi i naftës, por sipas tij, çmimi do të qëndroj stabil.

E mendim të njëjtë me Berjanin, ka edhe ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala.

Ministri Shala thotë se çmimi i derivateve diktohet nga BERZA dhe organizata prodhuese OPEC, dhe se Kosova nuk ka ndonjë ndikim në këto organizata. Shala thotë se ka angazhuar inspektoratin e ministrisë edhe në Veri të vendit.

Por, ndryshe mendon eksperti i ekonomisë, Ismet Mulaj.

Ai thotë se shtetet me ekonomi efikase, ne rast të ngritjes së çmimit të naftës, bëjnë lirimin e taksave. Në fund, Mulaj pohon se kjo ngritje e çmimit ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarit, dhe kjo gjë i dëmton edhe bizneset në Kosovë. Zёri /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment