Nën kushtet meteorologjike që parashihet të mbizotërojnë në ditët e ardhshme, megjithëse me acar, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikoj në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ndërsa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin edhe në vlera të mira dhe normale.
Nga veriu i kontinentit në drejtim të rajonit tonë po vijnë masa të ftohta arktike, që në ditët e ardhshme do të sjellin mot me acar dhe erë, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, por të intensitetit të dobët, bёn tё ditur Instituri Hidro-Meteorologjik.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel, sërish masa të ftohta ajrore, nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon duke vazhduar të kushtëzojnë mot me acar dhe reshje bore.
4 Janar – Ftohtë. Kryesisht vranët. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.
5 e 6 Janar – Të shtunën mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
Ditën e diel mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaksohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës vende-vende do të përzien edhe me shi.
7 Janar – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta bore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare.
Minimalet do të zbresin nga -3C deri në -8C, ndërsa maksimalet do të zbresin nën 0C, dhe do të luhaten nga -4C deri në -1C, e ditën e diel pritet të rriten në +2C.
Të enjten dhe të premten pritet të fryjë erë më e fuqishme nga veriu-verilindja 4-13m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por më pas do të rritet dhe do të mbetet mbi vlera normale. /©Kabllogrami/