Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht KIESA ka shpallur sot ndërmarrjet më tё mira e mё konkurrente të vitit 2018 nё Kosovё, bёn tё ditur Kabllogrami.
Kështu, me mirënjohje u dekoruan 21 ndërmarrje nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se shpërndarja e mirënjohjeve është kontribut për atë këto ndërmarrje kanë dhënë gjatë këtij viti.
Ai shprehu mbështetjen që si Ministri iu ofrojnë bizneseve, derisa theksoi se Ministria do të jetë gjithmonë përkrah tyre.
“Shpërndarja e mirënjohjeve të sotme nga ana e MTI-s është kontribut i asaj që ju keni dhënë në mirëqenien e vendit tonë, në mirëqenien, punësimin, për një teknologji më të mirë, inovacion dhe përgjegjësi në shoqëri”, tha Shala.
Ndërsa drejtori i KIESA-s, Nol Buzhala, bëri të ditur procesin se si zgjidhen ndërmarrjet më të mira.
‘Ne nuk bёjmё konkurs për t’ju zgjedhur juve. Ne kërkojmë nga trusti i Kosovës që të marrim diferencën e punësimit dhe ajo ju ngrit juve më lart. Të dhëna marrim edhe në ATK dhe Dogana”, u shpreh drejtori i KIESA-s.
Në regjionin e Prishtinës tri top ndërmarrjet janë shpallur, “Greatwood”, “Eurofruti” dhe “Panpan”.
Në qytetin e Gjilanit ndërmarrja “Eksimor grup”, “Interplast” dhe “Newco integje” janë vlerësuar si top ndërmarrje. Kurse në qytetin e Ferizajt “Ve-Tro-isol ag”, “Ferplast” dhe “Neëco Minex”.
Derisa nё Prizren sipas Ministrisë së Tregtisë top tri ndërmarrjet kanë dal “First point”, “Koshi grup” dhe “Agrokosova holding” . /©Kabllogrami/