Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka refuzuar njё ofertё zyrtare tё bёrё nga klubi elitar portugez Benfika, menjёherё pas shkarkimit nga skuadra e Manchester Unitedit.
Sipas “Record”, portugezi ka refuzuar ofertën e Benficas për t’u kthyer në vendlindje. 55-vjeçari mbeti pa punë muajin e shkuar kur u përjashtua nga Old Traffordi, pas formës së dobët.
Benfika ndau rrugët me trajnerin Rui Vitoria më herët këtë muaj dhe ёshtё nё kёrkim tё njё top trajneri pёr tё qёndruar nё majat e futbollit evropian. /©Kabllogrami/