Sipas meteorologëve, Ballkani po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me temperatura më të freskëta që kanë origjinë nga Veriperëndimi i Evropës, e të cilat këto ditë po japin impakt edhe në Shqipëri.
Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, ndërsa në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në zonat malore pjesërisht në zonën qendrore.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat malore 13/28°C; Zonat e ulëta 16/32°C; Zonat bregdetare 20/31°C. /©Kabllogrami/