Moti sot në Kosovë me diell por pak më freskët

Sipas parashikimeve të Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, por pasdite të ketë vende-vende vranësira.

Në disa pjesë të vendit, kryesisht në perëndim, qendër dhe veriperëndim priten reshje të shkurta shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment