Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës njofton se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme edhe sot duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.
Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës bën me dije se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.
Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibarë mbi vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /©Kabllogrami/