Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
“Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /©Kabllogrami/
Grafikoni i motit për tetë komunat më të mëdha të Kosovës:
Prishtinë | -4 | 4 |
Pejë | -3 | 4 |
Prizren | -3 | 5 |
Podujevë | -5 | 3 |
Ferizaj | -5 | 3 |
Gjilan | -4 | 4 |
Gjakovë | -3 | 5 |
Mitrovicë | -4 | 3 |