Moti nesër në Kosovë – ditë e shtunë

Edhe gjatë ditës së nesërme në Kosovë parashikohet do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të kohëpaskohshme të diellit, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës /IHMK/, përcjell Kabllogrami.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje thuhet se nesër në Kosovë, do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment