Nesër dhe pasnesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, bën të ditur Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës, përcjell Kabllogrami.
Reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s. /©Kabllogrami/