Në Kosovë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-29 gradë celsius.
Kosova dhe tokat tjera Ilire përrreth do të vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.
Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë dhe kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për popullatën.
Kontakti me diellin nga ora 9-17 mundësisht të jetë i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s.
Po ashtu në Shqipëri moti sot do të jetë i nxehtë, me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonat malore vranësirat do të shfaqen të pakta deri mesatare.
Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta. /©Kabllogrami/