Modric: Zidane më tha se një ditë do ta fitoja Topin e Artë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka zbuluar se para tre viteve, ish-trajneri i tij Zinedine Zidane i kishte thёnё se një ditë ka mundёsi tё mira qё ta fitojë Topin e Artë, pёrcjell Kabllogrami raportimet e mediave sportive.

Dhe kjo doli tё jetё profeci. Ylli kroat i dha fund dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi të hënën në Paris, ashtu siç pritej pёr kёtё vit, e fitoi Topin e Artë duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018, shkruan Kabllogrami.

“Kur Zidane u emërua kryetrajner i Real Madridit, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjeve dhe më shpjegoi sesi më shihte dhe çfarë priste nga unë. Ai më tha se isha lojtar i rëndësishëm për të dhe, mbi të gjitha, ai më shihte si një lojtar që mund ta fitojë Topin e Artë”, shtoi tashmё fituesi i topit tё artё pёr kёtё vit, superylli kroat, Lluka Modriq.

Nё ekipin e Zidan qё fitoi tre herё rresht Ligёn e Kampionёve, mesfushori kroat Lluka Modriq ishte njё nga lojtarёt kyq tё Real Madridit dhe ndёr mё meritorёt pёr sukseset e njёpasnjёshme tё klubit madrilen. Zidan i besoi shumё talentit dhe kreativitetit nё lojё, qё zhvillonte Modriq. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment