Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, ka marr vendim që të vazhdojnë grevën edhe për dy ditë, deri ditën e premte. Kanë bërë të ditur se për shkak të festave te fund vitit ata do ta fillojnë grevën prapë më datë 3 janar të vitit 2019, e cila do të jetë pa limit kohor, njofton Kabllogrami.
“Pasi që nivelet e larta të vendimmarrjes shtetërore të Republikës së Kosovës nuk reflektuan në kërkesat e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, u morr vendim që greva 24 orëshe të kthehet në grevë 72 orëshe. Pas festave të fund vitit pra me datë 03 janar 2019 vazhdohet greva pa limit kohorë deri në reflektimin e qeverisë vendore ndaj kërkesave të punonjësve shëndetësorë”, thuhet në njoftim.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i LDK-së kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me grevën e punëtorëve shëndetësorë. Në konferencë folën dy anëtarët e komisionit parlamentar për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale, Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mullhaxha Kollçaku dhe deputeti i LDK-së Naser Rugova.
Deputetët bënë të ditur angazhimet e tyre mbështetëse si anëtarë të komisionit dhe si deputetë . Ndërkohë prej 10 ditësh klinikat e kirurgjisë, janë në grevë të përgjithshme për të kërkuar rritjen e pagës siç e meritojnë por edhe ashtu siç u ishte premtuar nga qeveria në muajin shkurt.
Nga takimi me Këshillin grevist, deputetëve u është kërkuar të bëjnë ç’është e mundur që të votohet ligji për paga me amendamentet e Komisionit në mënyrë që greva të ndërpritet dhe qytetarët të marrin shërbimet jetike shëndetësore.
Qeveria që ia rriti 100 fish pagat vetes ndërsa ka sjellë projektligjin për pagat me klasifikim të turpshëm të koeficientëve. /©Kabllogrami/