Miratohet Kodi i Procedurës Penale

Qeveria në mbledhjen e 84-të ka miratuar Kodin e Proceduarës Penale.

Sipas një njoftimi nga qeveria, ky është “një tjetër veprim i rëndësishëm për ta përmbyllur infrastrukturën ligjore dhe në vijën e ndryshimit të legjislacionit penal të Republikës së Kosovës, e evidentuar si nevojë e ndryshimit dhe plotësimit të disa dispozitave, të cilat në Kodin aktual kanë paraqitur vështirësi në zbatimin e tyre”.

Qeveria thotë se në hartimin e Kodit të Procedurës Penale janë marr parasysh eliminimi i të gjitha mangësive, zbrazëtive dhe vështirësive të evidentuara gjatë zbatimit të Kodit aktual. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment