Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës intensifikojnë bashkpunimin

Është nënshkruar marrëveshje bashkpunimi ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës për projektin e investimeve të ndryshme në pjesën e rrugëve hyrëse në Prishtinë.

Në një postim në rrjetin social facebook nga ministri në detyrë i infrastrukturës Lumir Abdixhiku thuhet se së bashku me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti kanë nenshkruar Marrëveshje Bashkpunimi për investime që do të transformojnë Hyrjen e Prishtinës. Tutje thuhet në postim, se “përveç rregullimeve të nisura tashë në disa pjesë, do të vazhdohet edhe me gjelbërimin masiv të rrethrrotullimit dhe ndërtimin e dy mbikalimeve për këmbësorë. I pari do të lidhë lagjet në tëdy anët e rrugës. I dyti, më i rëndësishmi, do të jetë edhe simbol hyrjeje në Kryeqytet. Për të do të angazhohen palët me interes, përfshirë dhe Shoqatën e Arkitektëve të Kosovës-për t’i dhënë Kryeqytetit një simbol të ri” shkruan, Abdixhiku.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment