Ministri britanik i Theresa May thotë se Brexit-i mund të mos ndodhë

Brexit-i mund të mos ndodhë më. Paralajmërimi vjen nga një anëtar i qeverisë së Theresa Mayt, ministri i Tregtisë me Jashtë, Liam Fox, i cili deklaroi se nëse marrëveshja e kryeministres nuk votohet në Parlament muajin e ardhshëm, mundësitë që shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Evropian të mos realizohet kurrë janë 50 me 50, përcjell Kabllogrami.

Mbretëria e Bashkuar do duhej të dalë nga BE-ja 29 marsin e vitit 2019, por rruga e largimit ka qenë e vështirë dhe në pengesën e fundit madhore është kthyer pikërisht ujdia e negociuar prej Mayt me krerët e Bashkimit Evropian, shkruan tch.

Marrëveshja duhet të ishte kaluar në Parlament që në dhjetor, por shefja e ekzekutivit vendosi ta shtynte kur u bë e qartë se pakti nuk do të merrte mbështetjen e shpresuar. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment