Kryetari i partisë më të re në Kosovë, Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka që akoma s’dihet nëse ka arritur ta bëjë gjysmë autobusi elektorat, e ka thumbuar rëndë në stilin e tij, mikun e tij dikur të afërt Jakup Krasniqin, i cili sa ishte në pozita të larta shtetërore dhe kryekuvendar e merrte Zekën në shetitje ‘pa pare’ nëpër Arabi e vendet tjera të orientit dhe gjetkë, plus për këto shetitje ai edhe mund të paguhej me meditje goxha të mira nga buxheti i varfër i Republikës së Kovovës – mbase për t’i poshtëruar gazetaret dhe shtypin me epitete tejet bizare të padëgjuara më parë në diskursin e marrëdhënieve publike në Kosovë e për t’i ҫuar ato deri te “Lopët e Danimarkës”!!!
Duket se Milaim Zekës i ka shkaktuar dhimbje të forta koalicioni Nisma-AKR. Madje ai është lutur që ta përpijë toka duke thënë “Hapu tokë se po futem”.
Ai, përmes një postimi në facebook, ka thënë se pas arritjes së këtij koalicioni do të kishte dëshirë të dëgjonte një koment të “babës së Nismës, Jakup Krasniqit”.
Ai madje e ka apostrofuar Krasniqin duke thënë se “As për listën serbe nuk kam degju fjalë më të rënda se sa kundër (Behxhet) Pacollit!” E tash?!”, duke u thirrur kështu sipas tij në “paburrërinë” e zyrtarëve të Nismës pas lidhjes së koalicionit parazgjedhor me AKR-në e Behxhet Pacollit, pas gjithë atyre sulmeve e ofendimeve që sipas Zekës i ishin bërë Pacollit nga ana e Krasniqit.
Postimi i plotë i Zekës:
“Pas koalicioni te Nismes me Akr-ne, sinqerisht kisha pas deshire me degju nje koment te babes te Nismes, Jakup Krasniqit.
As per listen serbe nuk kam degju fjale me te renda se sa kunder Pacollit! E tash?!
Hapu toke se po futem…”(sic.), ka shkruar Zeka. /©Kabllogrami/