Michelle Obama përmes librit flet për problemet në martesë dhe shtatzëni

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, gjatё promovimit tё librit tё saj autobiografik, ka folur pёr fragmente tё pёrmbajtjes sё librit, duke zbuluar vështirësitë që ka pasur në martesë dhe shtatzëni.

Në librin “Becoming”, Obama zbulon se ajo ka pasur abort dhe se ka përdorur fertilizimin vitro për të lindur dy vajzat, Malia dhe Sasha.

Obama, duke folur në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC, tha se “është ndjerë e humbur dhe e vetmuar” pas abortit, 20 vjet më parë.

Obama gjithashtu tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, kanë kërkuar po ashtu terapi për çifte. Libri i saj pritet tё jetё bestseller./©kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment