Këngëtari i njohur Michael Buble është nderuar me një yll në “Shëtitoren e Famës” apo siç quhet nё gjuhёn angleze “Walk of Fame” të Hollywoodit.
Buble dhe bashkëshortja e tij Luisana Lopilato, që ishte ulur në audiencë shpërthyen në lot ndërsa ai mbante fjalimin.
Ai mori yllin në të njëjtën ditë kur albumi i tij i fundit ‘Love’ debutoi.
“Sa më gjatë të jetoj, aq më shumë e kuptoj se dashuria nuk është e lirë. Dashuria ka një kosto të madhe. Sa më shumë që e doni, aq më shumë lëndoheni”, tha Buble gjatë fjalimit të tij./atsh/kabllogrami/.