Meta për Ramën: Timonieri ynë ka timon po s’ka frena

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ ku i ka bashkangjitur edhe një foto me kryeministrin Edi Rama, përcjell Kabllogrami.

Presidenti Meta ështu shprehur duke përdorur ironi të papërmbajtshme ndaj kryeministrit Edi Rama. Meta ka shkruajtur: “Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme. Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, është shprehur Meta.

Më pas, me një tjetër publikim, ka shkruar për siç thotë ai, “refleksionet mbi Ramaformat”.

Reforma në Drejtësi me të drejtë u vlerësua nga mbi 90% e qytetarëve si domosdoshmëri ulëritëse për t’i dhënë fund korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe për të rritur besimin te sundimi i ligjit. Shumë misione ekspertësh ndërkombëtarë u angazhuan dy vite para miratimit të saj në Kuvend dhe shumë programe financimi vazhdojnë edhe sot. Por baza e konsensusit të arritur ishin vetëm rekomandimet e Komisionit të Venecias, që është institucioni më prestigjioz në Europë dhe i pranuar nga të gjitha palët, brenda vendit por dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika”, shkruan Meta.

Meta thotë se profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme.

Pra Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias. Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist. Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit. Pas pak fillojmë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë. Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues. Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës”, përfundoi Meta. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment