Vendkalimi kufitar me Serbinë në Merdare është shndërruar në një makth të vërtetë për mërgimtarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar në Merdare janë shkaktuar kolona të gjata automjetesh me mërgimtarët tanë që po presin për t’u kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.
Pritjet për ta kaluar kufirin janë deri në gjashtë orë, kurse kolona e automjeteve arrin në 1,300 metra, transmeton Telegrafi duke u thirrur në raportimet e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Pritje për ta kaluar kufirin me Serbinë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, ku po pritet mbi dy orë për ta kaluar kufirin. Ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë në 400 metra.
Ndërsa në vendkalimin kufitar në Jarnije, po pritet deri në 90 minuta për të hyrë në Serbi.
Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje.
Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /©Kabllogrami/