Mediat nё Itali me lavde pёr suksesin e Kosovës: Kjo pёrfaqёsuese po bёn namin

Mediat italiane i kanë dhënë hapësirë të madhe Përfaqësueses së Kosovës pas rezultateve pozitive në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve, raporton Kabllogrami.

“Përralla e Kosovës. Një kombëtare e zyrtarizuar nё më pak se dy vite më parë është vetëm një pikë larg suksesit të madh të historisë së saj”. Kështu nis artikulli i publikuar në “Gazzetta.it” mbi ecurinë fantastike të verdh e kaltёrve, pёrcjell Kabllogrami.

“Do të mjaftojë të mos humbasë kundër Azerbajxhanit për të festuar kalimin historik në Ligën C të Nations League. Meritë e fitores së jashtëzakonshme 5-0 të marrë kundër Maltës, që e ka lejuar këtë kombëtare të vogël të ketë një rol si protagoniste në këtë kompeticion”, vazhdon shkrimi i Gazzetta.it.

“Kosova është një realitet nё dukje. Akoma e pamposhtur në 2018-ën dhe mund ta mbyllë vitin pa asnjë njollë. Gjashtë fitore dhe dy barazime në këtë vit kalendarik dhe një kryesim në Grupit C të Ligës D, i siguruar falë 3 fitoreve dhe dy barazimeve, me tetë gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar”.

“Në fakt, mjafton një pikë në ndeshjen që do të luajë në shtëpi kundër Azerbajxhanit për të arritur një kualifikim që do të kishte një domethënie të jashtëzakonshme, përtej rezultatit sportiv”, vazhdon shkrimi, përcjell Telesport.

Kombëtarja e Kosovës, edhe pse shumë e re, ka identitet dhe rrënjë të thella. Bijtë e një toke të përvuajtur nga lufta për pavarësi, ajo ka një identitet të vetin, të përforcuar edhe nga zgjedhjet e bëra nga lojtarë të ndryshëm që i janë bashkuar kauzës, si Valon Berisha dhe Samir Ujkani, thuhet ndёr tё tjera nё shkrim.

Kosova do ta luajë si vendase, ndeshjen e fundit të fazës me grupe të Nations League kundër Azerbajxhanit nesёr (tё Martёn) mё 20 nëntor, nё stadiumin ‘Fadil Vokrri’ tё kryeqytetit. Një ndeshje që, më shumë se për tri pikët që do të jenë në lojë, do të vlejë për historinë. /©kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment