Mediat botёrore sot kanё shkruar dhe raportuar me interesim tё shtuar, lidhur me verdiktin e deputetёve tё Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs pёr transformimin e Forcave tё Sigurisё tё Kosovёs në Ushtri të Kosovës, transmeton Kabllogrami
Agjencia e lajmeve Reuters dhe New York Times u kanë dedikuar nga një artikull transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Reuters ka shkruar se Parlamenti i Kosovës votoi të premten për të krijuar një ushtri prej 5,000 personash, një javë pasi kryeministri serb i sugjeroi se masa mund të provokonte ndërhyrjen ushtarake nga Beogradi, pёrcjell Kabllogrami.
“Masa, që vjen 20 vjet pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit serb dhe një dekadë pas pavarësisë, u vlerësua si “historike” nga Shtetet e Bashkuara, por NATO e kritikoi atë si të padobishme në përpjekjet për të lehtësuar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë”.
Legjislacioni për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ishte krijuar kryesisht për reagimin ndaj krizave, mbrojtjen civile dhe heqjen e mjeteve plasёse nga konflikti i viteve 1990, në një Ushtri u miratua nga 107 deputetë në Asamblenë prej 120 vendesh.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të inspektojë trupat përgjatë kufirit të Kosovës gjatë tre ditëve të ardhshme, tha zyra e tij të enjten”, shkruan Reuters.
Ndërsa New York Time ka shkruar se të 107 ligjvënësit e pranishëm në Parlamentin e Kosovës, të dominuar nga partitë etnike shqiptare, votuan për të mbështetur planin e qeverisë për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të armatosur me më pak se 3,000, veta në një ushtri që do të rritet në 5,000 trupa aktive dhe 3,000 rezervistë në dekadën e ardhshme.
Në artikullin e New York Time gjithashtu thuhet se deputetët serbë të Kosovës nuk morën pjesë në seancë.
Kjo gazetё citon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha në qytetin e Trstenikut në Serbinë qendrore në prag të zgjedhjeve atje se: “Asnjë akt i vetëm në të drejtën ndërkombëtare nuk u jep atyre të drejtën për të formuar ushtrinë”. /©Kabllogrami/