Më në fund nis takimi i Thaçit me Ekipin Negociator

Pas shumë paralajmërimeve e shtyrjeve nga ana e presidentit në detyrë të Kosovës, ka nisur takimi i presidentit Hashim Thaçi me Ekipin Shtetëror për negociata, bën të ditur Kabllogrami.

Presidenti në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka nisur një takim me ekipin shtetëror për negociata me Beogradin, takim i cili ishte paralajmëruar kohë më parë dhe i shtyrë disa herë nga ana e Hashim Thaçit, ku pritet që ky i fundit t’ua dorëzojë me shkrim krejt dokumentacionin dhe informacionet relevante lidhur me rrjedhën e deritashme të dialogut me Serbinë.

Pavarësisht premtimeve që ishin bërë nga presidenca dhe nga vet Hashim Thaqi, ekipi negociator nuk ka marrë akoma asnjë dokument rreth procesit të deritashëm të dialogut, pos një liste që i pari i shtetit ua ka dhënë atyre, me temat të cilat i ka diskutuar me Serbinë ndër vite. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment