Nga 14 raste të raportuara sonte nga IKSHPK nëntë nga to ishin nga komuna e Gjilanit.
Në konferencën e jashtëzakonshme të shtabit emergjent, Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri njoftoi se deri në vendim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë familje do të vetizolohen si dhe do të mbyllet Pediatria në spitalin rajonal të Gjilanit.
“Sot janë marrë 28 mostra prej të cilave nëntë kanë rezultuar pozitivë si pasojë e rastit të mbrëmshëm ku një punëtore teknike në një klinikë private në Prishtinë është prekur e pastaj janë infektuar edhe tre familjarë të saj si dhe tre punëtorë shëndetësorë të Pediatrisë meqë njëra na anëtaret e kësaj familje është punëtore në Spitalin Regjional të Gjilanit – konkretisht në Pediatri”.
“Gjithsej janë pesë familje që u është vendosur masa e karantinimit derisa të vjen vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, të gjitha familjet janë vetizoluar si dhe të gjithë punëtorët e Pediatrisë të vetizolohet dhe Pediatria të mbyllet deri në një vendim të radhës. Nesër IKSHPK-ja do të vazhdojë me teste për gjurmimin e rasteve të konktatit”, deklaroi Haziri.
“Apeli im është që qytetarët të respektojnë rekomandimet e dhëna dhe të dalin vetëm në raste të domosdoshme duke respektuar orarin dy herë nga 90 minuta”, deklaroi Haziri.
©Kabllogrami