Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel, derisa gazetari Marin Mema i bёn me dije njё tё gjetur interesante, njofton Kabllogrami
Gjatë një bisede me gazetarin Marin Mema, teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë në Ditën e Pavarësisë, ky i fundit zbuloi një detaj mjaft interesant nga jeta e De Biasit.
Marin Mema tregoi për publikun se rreth 44 kilometra larg Peskarës, në Italinë qendrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biasi. Këtë fakt, ish-trajneri nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, pasi nuk ka informacion. /©kabllogrami/