Manchester Utd s’di të ndalet, eliminon Arsenalin nga FA Cup

Manchester Unitedi ka mposhtur Arsenalin 3 me 1 në Emirates Stadium për të kaluar në fazën e pestë të FA Cup dhe kjo është ndeshja e tetë me radhë që Manchesteri s’di për humbje duke renditur vetëm fitore që prej emërimit të Ole Gunnar Solskajer, bën të ditur Kabllogrami.

Unitedi në minutat 31 dhe 33 realizoi me Alexis Sanchez e Jesse Lingard pas dy kundërsulmeve të shpejta ndaj londinezëve që tentuan të riktheheshin në lojë me golin e realizuar në fund të pjesës së parë nga Pierre-Emeric Aubameyang.

Në pjesën e dytë Unitedi realizoi edhe një tjetër kundërsulm të frytshëm nga fundi i takimit ku pas gjuajtjes së Paul Pogbas, aty u gjend /në minutën e 82/ Anthony Martial që çoi në rrjetë topin e pritur fillimisht nga Peter Cech.

Në ndeshjen tjetër të FA Cup për ditën e sotme Bristol City eliminoi Boltonin me rezultat 2:1. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment