Manchester Unitedi vazhdon me fitore në premier ligën angleze

Manchester Unitedi është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme në Premier Ligë, duke shënuar fitoren e shtatë radhazi në ligë.

“Djajtë e Kuq” si vendas, e mposhtën me rezultat prej 2 me 1 skuadrën e Brightonit.

Pogba në minutën e 27 dhe Rashfordi në minutën e 42 në pjesën e parë shënuan për Unitedin.

Kurse mysafirët arritën të ngushtojnë rezultatin në pjesën e dytë në 2 me 1 përmes Grossit në minutën e 72 të takimit.

Në vendin e pestë Unitedi tani ka 44 pikë, kurse Brightoni në vendin e 13 ka 26 pikë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment