Që nga humbja me Liverpool-in më 16 dhjetor të vitit që lamë pas, ku Xherdan Shaqiri ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar, e që nxiti shkarikimin e trajnerit Mourinho, Manchester Unitedi i udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer duket se ka gjetur “çelësin e fitoreve” në Premier Ligë, raporton Kabllogrami.
Me fitoren e shënuar në udhëtim ndaj Tottenhamin “Djajtë e Kuq” kanë shënuar fitoren e pestë radhazi në Premier Ligë, si dhe një në kupë të Anglisë, ecuri kjo me 6 fitore pa humbje që i kishte munguar Unitedit për kohë të gjatë. Rezultati final i takimit të sotëm ishte 0 me 1.
Golin e vetëm e shënoi sulmuesi anglez Marcus Rashford pas një asistimit të bukur nga Paul Pogba, që është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme që nga largimi i Jose Mourinhos nga “Old Traffordi”. Rashfordi shënoi në find të pjesës së parë, në minutën e 44.
Duhet thënë se hero i vërtetë i takimit ishte portieri David de Gea që ndali shumë topa nga raste tejet të volitshme që krijonin lojtarët e Tottenham.
Pas kësaj fitore Unitedi mban vendin e gjashtë dhe ka mbërri Arsenalin që mban vendin e pestë në tabelë me nga 41 pikë . Kurse Tottenhami në vendin e tretë ka 48 pikë. /©Kabllogrami/