Skuadra e Guardiolas, ka arritur të mposht Schalken 7:0 në ‘Etihad Stadium’, në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales së garës elitare për klube të Evropës.
Manchester City e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Gjermani, me rezultat 2:3.
Aguaro me dy gola të shpejtë në minutat 35’ dhe 38’, i dha epërsi të dyfishtë Manchester Cityt, ndërsa në minutën e 43’, Leory Sane shënoi për 3:0.
Në pjesën e dytë, ‘sitizens’ shënuan edhe dy herë.
Ishte Raheem Sterling në minutën e 56’ që shënoi për 4:0, ndërsa Bernardo Silva në minutën e 71’, shënoi për 5:0.
Në minutën e 79′, Foden u përkujdes për të çuar epërsinë në 6:0, dhe Gabriel Jesus vendosi rezultatin përfundimtar, kur shënoi për 7:0. /©Kabllogrami/