Deputetët malazezë miratuan rezolutёn qё e shfuqizon vendimin e para 100 viteve kur i ashtuquajturi “Kuvendi I Podgoricёs” miratoi nёn tytёn e armёve me dhunё e presion, vendimin qё Mali i Zi t’i bashkohej Mbretёrisё sё Serbisё, bёn tё ditur Kabllogrami
Deputetёt gjykuan se vendimi i të ashtuquajturit ‘Kuvendit të Podgoricës’ në nëntor të vitit 1918, menjёherё pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ishte një lëvizje aneksuese e pushtuese nga ana e Beogradit. Madje ata shprehen se zyrtarët vendas që e votuan atë kundër vullnetit të popullit malazez duhet të konsiderohen tradhtarë, raporton Kabllogrami.
Debati maratonë për këtë çështje nisi një ditë më parë mes fyerjeve dhe gati sa nuk përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të maxhorancës dhe pakicës parlamentare proserbe.
Edhe njё grup i madh nё numёr i qytetarёve malazez ka protestuar kёto ditё me moton “Kurrё mё 1918”, duke bёrё me dije qё kurrё s’do tё lejojnё tё futen sёrish nёn kthetrat e Beogradit.
Rezoluta u votua nga shumica e 42 deputetëve të nxitur pas vendimit të Qeverisë Malazeze një muaj më parë për të ndalur ceremonitë përkujtimore të nxitura nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Beogradi zyrtar për shënimin e 100-vjetorit të bashkimit të Serbisë me Malin e Zi.
Atëkohë, presidenti Vuçiç tha se nuk e kuptonte vendimin e autoriteteve malezeze pasi çdo person duhet të lejohet të mendojë sipas dëshirës dhe të ketë një pikëvështrim të vetin rreth së kaluarës.
Mali i Zi ka qenë një nga gjashtë republikat përbërse të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.
Pas shpërbërjes së tij në vitet 1990, vendi mbeti bashkё me Serbinë deri para shkëputjes me referendum në maj të vitit 2006. /©Kabllogrami/