Krenari e kombit, xhudistja Majlinda Kelmendi ka shkëlqyer edhe në finale të Grand Slamit që po mbahet në Duesseldorf të Gjermanisë, duke e mposhtur në finale mongolezen, Sosorbaram Lkagvasuren me shido, bën të ditur Kabllogrami.
Majlinda Kelmendi në finalen e sapo përfunduar e ka triumfuar ndaj mongolezes, Sosorbaram Lkagvasuren, në Dyseldorf Grand Prix.
Ajo e fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kelmendi arriti të fitojë para kohe me shido, pasi që xhudistja kundërshtare mori tri vërejtje.
Lexo edhe: Majlinda arrin në finale të Grand Slamit në Duessedorf – Gjermani
Majlindi arriti në finale, duke e mposhtur në gjysmëfinale me Ippon, italianen Odette Giuffrida.
Në duelin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale ajo e mposhti jugkoreanen Bokyeong Jeong. /©Kabllogrami/