Krenaria kombëtare e quajtuar Majlinda Kelmendi, nxënësja e mësuesit që po punon fort me dekada për të ndërtuar edhe krenari tjera kombëtare, Driton Kuka, po shkëlqen në turneun e xhudos Grand Prix “Tel Aviv 2019” që po mbahet në Izrael, shkruan Kabllogrami.
Majlinda ka mposhtur xhudisten rumune Andrea Chitun për të kaluar në finale të Grand Prix “Tel Aviv 2019”. Ajo mposhti rumunen në gjysmëfinale pas pikës shtesë pasi fitoren nuk e arriti gjatë kohës së rregullt.
Në finale kampionia olimpike do të përballet me izraeliten Gili Cohennë duelin për medaljen e artë që pritet të fillojë në ora 16:00.
Majlinda Kelmendi më herët kishte siguruar gjysmëfinalen e Grand Prix “Tel Aviv 2019”, duke mposhtur me lehtësi zviceranen Fabienne Kocher. Kelmendi mposhti Kocherin me “ippon”.
Derisa xhudistja Majlinda Kelmendi për të siguruar gjysmëfinalen, në raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti me “ippon” Tetiana Levytskan e Gjeorgjisë.
Pos Kelmendit që merr pjesë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në këtë garë do të paraqitet edhe Loriana Kuka. Ajo do të paraqitet në kategorinë deri në 78 kilogramë të shtunën. Në raundin e parë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Lluna Lucassen. /©Kabllogrami/